Një ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’u japë mandatin e deputetit 4 kandidatëve të LSI-së, të cilët dolën kundër vijës së partisë, Monika Kryemadhi i etiketoi si “tradhtare”.
“Logoja e LSI-së, flamuri i LSI-së, janë simbole të paprekshme dhe të pacënueshme. Mëkatet e njerëzve që hyjnë dhe dalin në listat tona ne do t’i paguajmë, por edhe një gjë, tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarin asnjë nuk e do”, tha Kryemadhi.
Nga radhët e demokratëve nuk është shënuar ende rrjedhje edhe edhe pse mes tyre ka nga nga ata të cilët nuk e kanë firmosur lënien e mandatit.
Monika Kryemadhi, edhe pse nuk e fshehu zhgënjimin për ata që dolën kundër vendimit të partisë në takimin me të rinjtë e LRI, foli për zgjedhje të parakohshme.
“Të jeni të bindur që në fund të majit dhe fillimit të qershorit, Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme politike”, tha Kryetarja e LSI-së.
/a.meta