Serbët në alarm. Presidenti i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim ne Serbi, Muamet Zukorlic tha se ka informacione se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një bazë të re ushtarake në territorin e Kosovës.
“Informacioni im është se Bondsteel mund të mbyllet dhe të krijohet një bazë e re në veri. Nuk e di se sa i besueshëm është informacioni, por kjo mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë”, tha Zukorlic.
Mediat serbe gjithashtu kanë komentuar takimin dhe bisedimet dy ditore të zyrtarëve amerikanë me krerët kosovarë të shtetit.
Ata gjithashtu kanë thënë se Uashingtoni ka kërcënuar Kosovën se nëse nuk heqen taksat atëherë SHBA-të do të tërheqin forcat ushtarake nga Kosova.
Madje, siç shkruhet në Danas, një diplomat amerikan ka thënë se: “Nëse taksa nuk hiqet, do të ketë pasoja serioze. Përveç vizave dhe anulimit të ndihmës në fushën e sigurisë, mund të tërhiqet edhe baza Bondstil”, por nuk kanë bërë publik asnjë emër. (Koha)