Sali Berishës me sa duket nuk i del e keqja me ish-ambasadorin e SHBA, në Tiranë, Donald Lu.
Ish kryeministri, përmes një statusi në rrjetin social ka sulmuar myftiun e Tiranës, të cilit Donald Lu i shkoi te shtepia dhe u ul këmbëkryq në Librazhd.
Myftiu Ylli Gurra kandidon për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa Berisha në deklaron se atë e mbështet, numri dy i PS Taulant Balla.
Në janar të vitit 2016, ambasadori Donald Lu ka qenë në Librazhd, në Xhaminë e Dragostunjes.
Ambasadori vizitoi xhaminë dhe më pas ishte mysafir në shtëpinë e Myftiut Ylli Gurra.
I ulur këmbëkryq, Lu ka shijuar edhe një kafe turke në shtëpinë e tij.
/a.rada