Policia e Tiranës ka dhënë informacion për zjarrin e rënë në ministrinë e Brendshmë, mbrëmjen e sotme.
Bëhet e ditur se flakët ranë në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme.
Pas kësaj shërbimet kanë ndërhyrë duke prerë menjëherë energjinë elektrike.
Nga zjarri rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike.
Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.
Ndërkohë mësohet se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim.