Taulant Ball tha se, sipas tij, vendi nuk e ka luksin të kundërshtoje BE dhe SHBA dhe se Parlamenti dhe Qeveria janë legjitime. Këto deklarata Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së i bëri pranishëm në një takim me Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste Peqin, ai theksoi se Shqipëria nuk e ka luksin të dalë kundër SHBA e BE, ndërsa shtoi se kreu i PD-së ka krijuar një precedent të rrezikshëm. Ai shtoi më tej se deklarata e ndërkombëtarëve ishin të qarta dhe se thirrja e tyre tyre ishte që kandidatët në listat emërore të mos i binden urdhërit të Bashës dhe Kryemadhit.
“Lulezim Basha krijoi një precedent të rezikshëm, që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që cdo opozitë që nuk kënaqet me rezultatin zgjedhor të kërcënojë me djegie mandatesh nëse nuk merr fitoren ne tavolinë. Shqipëria nuk e ka luksin që të dalë kundër SHBA dhe BE. Deklaratat e partnerëve tanë ndërkombëtarë nuk lënë asnjë vend për pikëpyetje.
Thirrja e tyre mbetet e qartë ndaj cdo kandidati në listat shumëemërore për të mos iu bindur urdhërit politik të Bashës dhe Kryemadhit për mandatet e deputetëve. Parlamenti është legjitim, Qeveria është legjitime dhe të jetë e qartë se Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë në Qershor 2021. Ndërkohë që më 30 Qershor 2019 shqiptarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat bashkiakë”, u shpreh Balla.
/a.meta