Këtë të enjte motra e Bes Kallakut, Ana, lajmëroi se ishte shtatzënë për herë të dytë.
Gjithçka duke publikuar një fotografi ku tregonte barkun e rrumbullakosur, teksa shihej e veshur me një fustan të zi.
“Veç lutje për ty që së shpejti të të kem në krahë”, shkruante Ana në postimin e saj.
Por ditën e sotme nuk ka munguar as urimi i Xhensila Myrtezaj për kunatën e saj.
Ajo ka publikuar në Instagram të njëjtën fotografi, duke i bërë një urim emocionues.
“Amla dhe Ajka mezi po të presin. Ana dhe Erjon, shumë e lumtur për ju”, shkruan Xhensila.