Dashi: Planeti Venus do të kthehet nga shenja juaj. Më në fund të gjitha problemet në çift do të gjejnë zgjidhje. Ditët me fat për çështjet që kanë lidhje me aspektin profesional do të jenë e marta dhe e mërkura, sepse Hëna do të jetë në anën tuaj. Në fundjavë mund të ndiheni disi nervozë. Kushtojini më shumë rëndësi marrëdhënies me partnerin, në mënyrë që të rifitoni kohën e humbur.
Demi: Duke filluar që nga dita e premte, Venusin nuk do ta keni më aleat. Në fundjavë, sidomos ditën e diel, do të keni probleme me partnerin, për shkak se i shikoni gjërat nga këndvështrime të ndryshme. Zgjidhja e vetme për ju është dialogu. Në aspektin profesional situata parashikohet të jetë më e mirë. Të enjten dhe të premten mund të merrni një lajm të mirë.
Binjakët: Planeti Mërkur do të vendoset në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj gjatë kësaj jave. Mund të hasni vështirësi si në aspektin profesional edhe në atë personal. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë terse. Për fat, do të mund ta merrni veten në fundjavë në shoqërinë e një njeriu të veçantë. Shfrytëzojeni këtë kohë për t’u çlodhur e qetësuar.
Gaforrja: Për fat, do të merrni një lajm të mirë, pas një periudhe të vështirë që keni kaluar. Ditën e premte Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të gjeni qetësinë shpirtërore që aq shumë ju mungonte. Edhe në sferën profesionale gjithçka do të shkojë mirë, sepse Mërkuri ju favorizon. Do të keni mundësi që gjatë kësaj jave të vendosni kontakte të rëndësishme.
Luani: Këtë javë, duke filluar nga dita e premte, Venusin nuk do ta keni aleat. Mund të fillojnë zënka të thella dhe puna mund të arrijë deri në ndarjen e çiftit. E diela do të jetë një ditë veçanërisht e tensionuar. Shfrytëzojini këto ditë të krizës për të kuptuar se çfarë dëshironi nga lidhja juaj me partnerin dhe çfarë të ardhmeje imagjinoni me të.
Virgjëresha: Nuk pritet që kjo të jetë një javë shumë e mbarë. Duke filluar nga dita e hënë, planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të pafavorshëm. Gjatë javëve në vazhdim do të hasni pengesa për të pasur sukses në aspektin profesional. Vështirë se do t’ju njihen meritat në këtë periudhë. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë problematike, për shkak se edhe Hënën do ta keni kundër.
Peshorja: Gjatë ditëve të para të javës mund të jeni disi të tensionuar. Për fat, situata do të ndryshojë për mirë. Ditën e premte Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju dhurojë kënaqësi. Nëse po përjetoni një moment të vështirë në lidhjen me partnerin, pritet që në fundjavë gjithçka të rregullohet. E diela do të jetë një ditë vërtet e qetë dhe të gjitha energjitë do t’i përqendroni në funksion të lidhjes suaj.
Akrepi: Duke filluar që nga dita e mërkurë, planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të favorshëm. Falë ndikimit të tij do të keni sukses dhe do t’ju ofrohen mundësi të reja, sidomos në aspektin profesional. Për fat të keq, Venusin nuk do ta keni aleat dhe nga e premtja e në vazhdim mund të keni mosmarrëveshje me partnerin. Bëni kujdes të dielën, sepse gjendja do të jetë e nderë.
Shigjetari: Kjo nuk do të jetë një javë fort e mbarë në aspektin profesional. Nëse jeni në pritje të një përgjigjeje apo konfirmimi, vështirë se do ta merrni tani së shpejti. Në një periudhë të mëvonshme me siguri që po. Ndërkohë, duke filluar nga e premtja, mund të shijoni magjinë e dashurisë që do t’ju dhurojë Venusi në shenjën tuaj. Ditën e diel atmosfera do të jetë e zjarrtë.
Bricjapi: Shijojeni sa jeni ende në kohë praninë e Venusit, sepse më pas do të largohet nga shenja juaj. Por mos u shqetësoni, sepse harmonia dhe qetësia do të vazhdojnë të mbizotërojnë në lidhjen tuaj edhe për shumë kohë. Pritet që gjithçka të shkojë më së miri në aspektin profesional. Nuk do të mungojnë risitë pozitive. E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jenë tri ditë shumë me fat.
Ujori: Ditën e premte Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe pritet që gjithçka të shkojë mirë në sferën e dashurisë në javët në vazhdim. Gjithkujt do t’i dukeni mjaft tërheqës dhe për beqarët parashikohen takime emocionuese. E diela do të jetë një ditë e paharrueshme, falë pranisë së Hënës. Bëni kujdes vetëm nga ndonjë e papritur që mund t’ju dalë ditën e hënë…
Peshqit: Këtë javë Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj. Që në krye të saj do të shikoni rezultate pozitive në aspektin profesional, sidomos nëse keni një punë të tillë që jeni në kontakt me shumë njerëz. E hëna, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me shumë fat. Duket se gjithçka do të shkojë mirë në sferën sentimentale, sepse Venusi ju favorizon, sidomos gjatë ditëve të para të javës.