Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e ka cilësuar opozitën si një grupim njerëzish të dëshpëruar.
Elisa Spiropali tha sot se PD dhe LSI po e dëmtojnë imazhin e vendit për hir të karrierës së Lulzim Bashës.
“Kjo sjellje vjen për shkak të frikës nga Drejtësia që ka udhëheqja e opozitës. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë sjellje me miqtë ndërkombëtarë sikur të ishte një organizatë e PPSH-së së ndonjë fshati” – tha Spiropali.
Sipas saj, opozita është marrë peng nga disa persona që i kthyen deputetët e tyre në një grup të arratisurish.
“Qeveria e përshëndet delegacionin e Parlamentit Europian, që e ka kuptuar mirë progresin e vendit. Ata nuk impresionohen nga propaganda dhe fabulat mediatike të opozitës” – shtoi Spiropali.
/javanews/.rada