Së fundmi, aktori i ‘Portokallisë’ Florian Binaj ka qenë pjesë e nismës ‘Taken By Abania’.
Ai ka luajtur rolin kryesor në videon e realizuar për të promovuar vendet më të bukura të Shqipërisë.
I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Flori tregoi se udhëtimi nuk kishte shkuar siç e kishin planifikuar, pasi moti i keq i kishte penguar të eksploronin disa pika të njohura të zonës, por të paktën kishin siguruar strehim dhe ushqim nga një familje që jetonte në një fshat afër.
‘Me aq pak sa kishin i ndanë pa u menduar edhe rakinë, edhe bukën, edhe gatimet që kishin bërë, ishin me të vërtetë fantastikë’, tha ai.