Në datën 5 mars pritet seanca e radhës plenare e Parlamentit, ndërsa opozita do të organizojë protestën e radhës pikërisht në këtë datë.
PD bën me dije se Kuvendi ka caktuar paraprakisht që seanca plenare e radhës të jetë të martën, më 5 mars 2019, por pa specifikuar orën.
Sipas PD, protesta do zhvillohet në orën që do caktohet mbajtja e seancës, ndërsa porositë janë të njëjta si në protestën e nesërme, e cila u anulua pas anulimit të seancës plenare të Kuvendit.
/a.rada