Dorëheqja masive nga mandatet e deputetëve të Partisë Demokratike, ka shkaktuar ndryshime në strukturën e kësaj force politike, duke bërë që dy figura të rëndësishme në PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka të humbasin postet e nënkryetarit.
Nga momenti i “djegies” së mandateve, Partia Demokratike ka mbetur pa nënkryetarë, pasi me lënien e mandatit, Edmond Spaho nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, sikundër Edi Paloka, i cili ka humbur postin e zëvendës kryetarit të Kuvendit.
Por statuti i PD-së e parashikon qartë se dy nënkryetarët emërohen nga postet përkatëse.
Në Nenin 56 për nënkryetarët, Pika 3 thotë se “Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar”.
Pra në momentin që Spaho nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar, për shkak se ka dorëzuar mandatin e deputetit, humbet edhe postin e nënkryetarit të PD-së.
Nderkohe qe kane humbur dhe vendin ne kryesine e PD, perderisa hyrja e tyre ne kete forum ka qene pa votim, automatikisht si nenkryetare te partise.
Kështu, me djegien e mandateve, Basha jo vetëm që krijoi përplasje mes demokratëve të cilët dolën kundër vendimit, siç ishte rasti i Myslim Murrizit të Lushnjes, të cilin e përjashtoi nga çdo funksion në parti, por e ka lënë partinë edhe pa nënkryetarë.
/a.rada