Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratave të Shkëlzen Berishës sot në gjykatë pas përfundimit të senacës Balla-Berisha, ku ky i fundit e akuzoi Ballën se nuk u paraqit në seancë për shkak të frikës.
Nëpërmjet një postimi në facebook Balla shkruan: “E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që eriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin”.
Postimi i plotë i Ballës.
Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndëshkuar në dosjen CEZ!
E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që eriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin.
E.Xh./