Në Raportin e OSBE ODHIR për zgjedhjet e 2017 nuk flitet në asnjë rresht për 20 % të votave të blera. Deklarata ka ardhur nga eksperti për ceshtjet zgjedhore Kristaq Kume duke folur në emisionin 45 minutam me gazetarin Denis Minga.
Ish kreu i KQZ tha se shifra prej 20 % ka dalë nga një studim OJF-jë por jo nga OSBE duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e opozitës se OSBE ka evidentuar blerjen e votave në masën 20 % . Sipas Kumes raporti i OSBE flet për fenomenin e shitblerjes së votave duke iu referuar pretendimeve te partive te opozites por të pa faktuara nga vetë ekspertët e OSBE.
“Në asnjë nga raportet e OSBE nuk përmendet fenomeni i 20 përqindëshit të votave. Një specialist që trajtonte problematikën iu referua një materiali të përgatitur nga një ogannizatë joqeveritarë për vendet e rajonit ku thuhet se bëhet pjesë për 20 përqind të zgjedhësve kannë shitur apo blerë votën. Vëzhguesit e OSBE kanë pranuar ekzistencën e këtij fenomeni dhe kanë vendosur një rekomandim për parandalimin e këtij fenomeni. Në raportin e 2017 thuhet se nevojiten përpjekje për të ndaluar shitjen dhe blerjen e votave. Kjo vjen si rezultat i faktit se ne kemi dy kushte që e ushqejnë këtë fenomen. Së pari populli nuk e peshon votën dhe së dyti detyrohet nga situata ekonomike. Vota shihet si mall. Vota është blerë me një thes më miell apo me një vend pune. Në raportin e OSBE ky fenomen trajtohet në problemet e fushatës zgjedhore por në raport nuk paraqiten shifra apo vëzhgime që vertetojnë fenomenin”, deklaroi Kume.
Megjithate OSBE e sheh si shqetësues këtë fenomen ndër vite dhe jep rekomandimin përkates por pa dhënë asnjë shifër sic pretendon opozita. Duhet theksuar se PD dhe LSI kanë ngritur kauzën për deligjitimin e Kuvendit duke pretenduar se sipas OSBE në zgjedhjet e fundit janë blerë 20% të votave.
Por një fakt i tillë nuk rezulton në asnjë rresht të raportit te OSBE ODIHR për zgjedhjet e 2017 por vetëm nje studim OJF-jë , vërtetësia dhe metodika e së cilës mbetet krejtësisht e paqartë.
/a.meta