Kryeministri Rama nga Lushnja u shpreh se protesta dhe gurët e hedhur drejt kryeministrisë me 16 shkurt i krijuan Shqipërisë imazh negativ në të gjithë botën. Gjatë ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, shefi i qeverisë iu tha lushnjarëve të mos shkojnë pas opozitës, pasi sipas tij, ata me daljen nga parlamenti treguan se nuk janë gjë tjetër, por vetëm një grup të “mbyturish”. Ai pohoi se kjo opozitë nuk mund të triumfojë në zgjedhje ndaj maxhorancës, ndërsa pohoi se synimi i tyre është të krijojnë rrëmujë, tym dhe kaos.
“Betejën e kemi me injorancën dhe me plagën që ata krijuan në trupin e Shqipërisë. Ata duan rrëmujë, tym, kaos, që të përzihem mes popullit dhe mos t’i shoh më kush. Ata e dinë se betejat me ne nuk i fitojnë dot. S’kanë se si i fiton, jo sepse ne blejmë zgjedhje, por jemi më të mirë dhe më të zot se ata.
Nuk shahet më Shqipërinë në gjuhë të huaj. Zgjedhjet thonë na i morën, na i blen dhe nxi e shkri Shqipërinë në gjuhë të huaj, turp sa ska më. Këto vite kemi patur rritje të turizmit, por kjo do të thotë se kemi patur rritje ekonomike.
Ata qorra që i binin me gurë godinës së kryeministrisë deh qorrave që iu rrinin mbrapa çuan një mesazh shumë të keq. Mos hajdeni në Shqipëri, sepse mesazhi i tyre që çojnë është se: Këtu njerëzit i bien murit me kokë. Ju i shkoni mbrapa Lulit, Luli i shkon mbrapa Monikës. Monika që ngre sytë nga qielli dhe thotë: Mbroji shqiptarët nga blerja e zgjedhjeve. Iu shkohet pas atyre, përse? Dhe Luli thotë: Po përgatitet arrestimi i filanit: Mos! Nuk mund të shkohet pas të mbyturit, sepse i mbyturi të mbyt. Ata janë të mbyturit.
/a.meta