Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka kritikuar vendimin e forcave opozitare për të djegur mandatet.
Diplomati i lartë i BE thekson se vendi i tyre është në Kuvend për të zhvilluar “betejat” politike.
“Javën e kaluar thashë që vendimi për të djegur mandatet mund të krijonte një moment paqartësie, dhe do të duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ dhe KQZ do t’i duhet kohë më shumë se ç’kemi menduar. Prandaj kemi thënë që djegia e mandateve do të ishte kundër prodhjuese për demokracinë”,shprehet Soreca.
Soreca ka dhe një apel për protestën sot.
“Ne presim që çdo protestë të jetë e paqtë dhe pa dhunë pasi nuk është e mirë për Shqipërinë dhe reputacionin e saj”.