Detaje të reja kanë dalë lidhur me shpërthimin e djeshëm në Gjirokastër ku u plagos një 27-vjeçar.
Dyshohet se shpërthimi i bombës është bërë me telekomandë. Sipas Report Tv, bomba e cila ka shpërthyer ishte artizanale me nitrat e kimikate.
Ndërkohë 27-vjeçari Vitjon Lluka ndodhet në gjenje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, sipas grupit hetimor ngjarja nuk ishte aksidentale, por ka si votiv hasmërinë.
Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur dhe menjëherë ka shpërthyer. Lluka është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh.
Si pasojë e shpëtimit fytyra e 27-vjeçarit është deformuar aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës. Ndërkohë, dyshohet se kjo ngjarje ka motiv hakmarrjen e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka, vëllai i Vitjon Llukës.
Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt të dytë të tij, Dorian Lluka i cili humbi jetën dhe Bilbil Llukës që ngeli i plagosur. Ndërkaq, Enrik Lluka nuk është arrestuar ende.