Policia e Tiranës kja arrestuar pranga teknikun e pallatit në “Don Bosko” pas incidentit të djeshme ku një vajzë pësoi lëndime si pasojë e shkëputjes së ashensorit.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u rrëzua ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin:
M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)
Ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.”, njofton policia.
E.Xh./