Hetimet e kryera për vdekjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, kanë sjellë në dritë fakte të reja pas atij aksideti tragjik të 21 janarit. Sala dhe piloti i avionit “Pajper Malibu”, David Ibotson, ranë në ngushticën e La Manshit. Trupi i Salas është gjendur pas kërkimeve, ndërsa ai i pilotit ende nuk është gjetur.
Dega e hetimeve të aksidenteve ajrore ka publikuar raportin ku saktësohet se në aksidentin që solli vdekjen e futbollitsit 29-vjeçar, avioni ka rënë në det dhe është ndarë në tre pjesë teksa mungon pjesa e bishtit të mjetit fluturues. Kjo tregon se piloti është përpjekur të reagojë ndaj rënies fatale.
Gjithashtu, piloti David Iboston, nuk kishte kualifikimet e duhura. Ai ishte i pajisur me patentën e fluturimeve komerciale, por vetëm me atë të fluturimeve privare, ndaj nuk ishte i autorizuar të kryente fluturime të një largësie të tillë. Kërkimet për gjetjen e trupit të Ibotson po vijojnë ende.
/a.meta