Lulzim Basha po zhvillon në këto momente një mbledhje me aleatët në selinë blu.
Pjesë e kësaj mbledhjeje është edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Petrit Vasili.
Mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë do të dalë nga kjo mbledhje në një kohë që aksioni opozitar pritet të vazhdojë me protesta, çdo të enjte.
Opozita ka vendosur kësisoj mos dalë në terren, por të thërrasë çdo javë qytetarët para Parlamentit.