Një 21-vjeçar është arrestur nga policia, pasi qarkullonte më armë me vete.
Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll mjetin e të riut dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.