Pas temperaturave të ulta dhe reshjeve të borës në disa rrethe, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.
ARRSH bën me dije se në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje ndërsa temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.
Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.
Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në rrugën e Dardhës nga km 9 – km 10.
Në Veri qarkullohet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit)’, thuhet në njoftimin e ARRSH.