Pas divorcit me balerinën Klaudia Pepa, jeta private e koreografit të njohur Albi Nako është në qendër të mediave rozë.
Albi Nako shpesh është përfolur për një lidhje me bukuroshen tjetër Alba Hoxha.
Por, mesa duket gjërat kanë marrë një rrjedhë toalisht ndryshe.
Albi është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Itali ku do të nisë punën e re në televizionin italian “Rai”. Teksa Klaudia e ka uruar publikisht në profilin e tij në Instagram, duke i uruar fat, Alba ka çuditur me reagimin e saj në komente.
“Domethënë na le?”- i shkruan balerina, të cilës Albi i është përgjigjur me emojin e një njeriu që ngre duart lart, si për të treguar se s’ka ç’bën, pasi ky është vendimi që ka marrë.
Asnjëri prej balerinëve nuk e pranoi asnjëherë që ishin në një marrëdhënie bashkë.