Humbja 4-1 kundër Crystal Palace i ka kushtuar shtrenjtë Claude Puel, i cili është larguar nga pankina e Leicester City. Për shkak të rezultateve negative nën drejtimin e tij, drejtuesit kanë marrë masa drastike duke e shkaktuar në këtë mënyrë francezin nga stoli i “dhelprave”.
“Klubi dëshiron të falënderojë Claude për punën e tij në udhëheqjen e ekipit në 16 muajit e fundit dhe t’i uroj atij suksese në karrierën e ardhshme. Ndihmësi Jacky Bonnevay pritet të marrë drejtimin e skuadrës. Bordi nuk do të bëjë asnjë koment tjetër deri sa ky proces të jetë i plotë.”-thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit anglez.
“Dhelprat” nuk fitojnë prej 1 janarit dhe kanë humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit. Aktualisht ndodhen në vendin e 12 me 32 pikë.
E.Xh./