Ndryshe nga Europa, Juventus nuk ka rival në Seria A. Bardhezinjtë kanë koleksionuar fitoren e 22-të në 25 javë kampionat, teksa kanë mposhtur 1-0 Bolognën.
Goli i Paolo Dybalës në minutën e 67-të të takimit i ka mjaftuar Juventusit për të arritur te fitorja e radhës e cila e dërgon në +16 nga ndjekësit e Napolit.
Një fitore që mund të ketë hipotekuar përfundimisht titullin për torinezët, kur kanë mbetur edhe 39 pikë në lojë. Nga ana tjetër ky është një sinjal i fortë për Atletico Madrid, të cilës i duhet të marrë masa në prag të duelit të kthimit në “Juventus Stadium”.