Detaje të reja kanë dalë në lidhe me vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
Pas gjetjes së makinës, me anë të së cilës ishte kryer vrasja e Bilali, policia ka zbuluar prova e gjurmë gishtash.
Ndërkohë është duke punuar për të zbuluar identifikimin e tyre.
Kujtojmë që personat që qëlluan mbi ish-policin nga makina kanë qenë të maskuar.
Dy maskat e tyre dhe armët e krimit, dy automatikë të modifikuar ishin lënë në makinën që policia gjeti të braktisur në një kodër në Mjull Bathore.
E.Xh./