Policia greke ka sekuestruar nëntë kg marijuanë gjatë një operacioni në kufi me vendin tonë.
Mësohet se lënda narkotike po transportohej drejt Igumenicës me një motor i cili drejtohej nga një 21 vjeçar shqiptar.
Gjatë kontrollit të policisë, në motor u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me 9 kg marijuane.
Në këtë operacion u arrestua edhe një 63-vjeçar grek. Shtetasi grek dyshohet se ndihmonte anëtarë të një grupi në trafik droge. Kufiri shqiptaro-grek është shndërruar në një vend, ku së shumti bëhet trafik droge, ndaj dhe rastet e arresteve janë të shumta.
E.Xh./