Rreth 44 persona u arrestuan gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” që u mbajtën të shtunën në të gjithë Francën, për të 15-ën javë me radhë. Në mbarë vendin në rrugë dolën 46.600 protestues.
Protestat e para u mbajtën më 17 nëntor 2018, ku arsyeja ishte paralajmërimi i rritjes së çmimit të karburantit. Megjithatë, protestat u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme me politikat e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ashtu si javët e kaluara, protestuesit u mblodhën në Champs-Elysees të Parisit duke marshuar drejt Sheshit Trocadero pranë kullës Eiffel. Gurëve dhe shisheve të protestuesve policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. (BW)