Goran Pandev së bashku me Diego Militon ishin autorët e pjesës dërrmuese të golave të Interit të madh të Murinjos, duke e udhëhequr skuadrën drejt fitimit të Champions League 9 vite më parë.
Sot, maqedonasi 37-vjeçar vijon të luajë në Sërinë A me fanelën e Xhenoas, ndërsa ka komentuar dhe paraqitjen e Juventusit në përballjen ndaj Atletikos.
“Më erdhi shumë keq duke parë Juven që të humbë ndaj Atletikos dhe nuk e kuptoj arsyen e asaj paraqitjeje të dobët nga ana e tyre.
Unë di të them se ky Juventus i sivjetshëm është një rul dhe mund të thyejë këdo, sepse kurrë më parë nuk kishte ndodhur që lufta për titull në Serinë A të mbyllej që në muajin shkurt.
Prandaj, në ndeshjen e kthimit unë bëj tifozllëk që ata ta përmbysin Atletikon, edhe pse spanjollët janë realisht të fortë”. (BW)