Qytetari kundravajtës nuk ka mundur t’i shpëtojë policisë, por në kontroll është parë se kishte edhe probleme.
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 41-vjecar pasi është kapur me rreth 3 kilogram kanabis në makinë. Fillimisht 41-vjeçari me inicialet E.Ç nuk i është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar në Qafë Thanë.
Policia e ka ndjekur dhe me mbështetjen e kolegëve të Elbasanit është arritur që 41-vjeçari nga Delvina të arrestohet. Gjatë kontrollit në mjet iu gjet rreth 3 kg kanabis.