Pjesa e dytë e muajit shkurt është karakterizuar me temperatura të larta dhe diell në pothuajse të gjithë territorin.
Të shtunën dhe të dielën pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave, ku në disa zona parashikohen edhe reshje dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
në vendet malore: -8 / 2 °C
Ndërkohë që veç reshjeve të shiut, ditën e nesërme do të ketë edhe erë të fortë. Era do të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të territorit, sidomos në Veri.