Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka folur nga Korça për situatën politike në vend si dhe dorëzimin mandateve nga opozita. Ambasadori i BE tha se pa dialog s’ka zgjidhje për integrimin në BE, ndërsa vendi ka hyrë në një pasiguri poltike por edhe teknike. Soreca u shpreh se vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti.
“Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bëjë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e te drejtës për ta bëre këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë ne BE dhe ky vendim e minon ketë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka berë progres të mire që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdoje Shqipëria ketë rrugë në këte situate politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këte situatë. Kemi hyre në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike.
/a.meta