Nga Flogert Muça/
Sali Berisha ka sajuar sot një vizitë në Muzeun Kombëtar për të dhënë një deklaratë për mediat.
Natyrisht, duke folur me gjihën e tij të vrazhdë e të dhunshme, ku si refren ishte kërcënimi për kryeministrin, Berisha tha se opozita nuk do tërhiqet nga vendimi i saj për mandatet.
Por ajo që ishte interesante në fjalën e Berishës, ka të bëjë me një përdorimin e një togfjalëshi që ai e ka përsëritur gjithë jetën e tij politike, si kur ka qenë në pushtet ashtu edhe në opozitë, duke treguar një kompleks të çuditshëm.
Bëhët fjalë për togfjalëshin “Grusht shteti”, të cilën doktori e ka përdorur gjithmonë e të cilën e përdori edhe sot kur fliste për kryeministrin Rama. Sipas Berishës, kryeministri Rama, i ka bërë grusht shteti vetes së tij.
Ajo që është e pashpjegueshme në përdorimin e këtij togfjalëshi ka të bëjë me faktin se Berishë e përdor atë si në opozitë edhe në pushtet. Kur është në pushtet, natyrisht që akuzon opozitën se do t’i bëjë atij grusht shteti, e këtu kujtojmë 21 janarin ku grushtin e shtetit kundër Berishës po e bënin ata katër viktimat e bulevardit. Kompleksi i tij me togfjalëshin ‘grusht shteti’ bëri që plumbat e pushtetit të tij të derdheshin mbi trupat e qytetarëve në atë 21 janar të zi.
Sot që Berisha është prej mbi 5 vitesh në opozitë, ka sipas tij një tjetër ‘grusht shteti’ që ndryshe nga koha kur ishte ai në pushtet, sot është qeveria që po ia bën vetes.
I thotë të gjitha këto duke shthurur gojën dhe kërcënuar kryeministrin e vendit se do të përfundojë siç nuk e ka imagjinuar, e thotë duke e kërcënuar se do ta tërheqë zvarrë e do ta hedhë në lanë.
Sali Berisha grushtin e shtetit e ka kompleks kur e dëgjon, por e sheh edhe si shpëtim në kushtet kur është i pafuqishëm të ndalë reformën në drejtësi të SHBA-BE. Sali Berisha është ai që e ka përdorur ‘grushtin e shtetit’ për të shpëtuar veten nga krimet e tij. E bëri në 21 janar, ku pasi vrau, u justifikua pas grushtit të shtetit që sipas tij ishte organizuar ndaj tij. Atë po bën edhe sot, ku duke amplifikuar gjuhën e dhunës e shkatërrimit, fut edhe ”grushtin e shtetit” në fjalim për të kërcënuar drejtësinë e re që i rrezikon familjen.
Sali Berisha sot me grushtin e shtetit, kërcënoi drejtësinë e re e cila do të gjykojë çdo gjë të zezë i është bërë vendit nga politika në këto 30 vjet. Ky është ferri i familjes Berisha, ndaj edhe doktori përmendi sot fjalën “grusht shteti” si një grahmë e fundit para se SPAK e BKH të nisin punë.
Sali Berisha që kur është në pushtet thotë se ‘grushtin e shtetit’ e bën opozita e kur është në opozitë thotë se aatë e bën qeveria është thjeshtë i kompleksuar nga kjo fjalë dhe mendon se do kompleksojë edhe drejtësinë, e cila shumë shpejt do të bjërë mbi të aq rëndë sa ç’i ka rënë edhe ai vendit.
/lexo.al