Petrit Vasili ka akuzuar të gjithë shtetin si pjesë e një puçi, me përjashtim të Presidentit.
Ai hodhi akuza mbi Kryeministrin, Kuvendin, SHISH, Prokurorinë dhe Policinë për protestën e së enjtes.
Ish-kreu i ish-Grupit të LSI tha se: ‘Duhet një hetim gjerë e gjatë për ata që hapën fjalë se do pushtonim Parlamentin’.
Ndërkohë, Vasili u ankua edhe për bllokimin e linjës telefonike nga ana e AKEP.
“Na bllokuan telefonat që ne udhëheqësit e opozitës të mos komunikonim me njëri tjetrin dhe situata të degjeneronte në akte dhune” – fajësoi Vasili.
Një ditë më parë Grupi i LSI dhe ai i PD i dogjën mandatet e deputetëve, me përjashtim të Lefter Kokës, Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit, duke bërë kështu që të mos ketë më grupe parlamentare nga opozita.
/javanews/a.rada