Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gjirokastër në një takim me studentët për paktin e univeristetit.
Rama ka dëgjuar ankesat e studentëve të cilat ishin të pakta në numër.
Por nuk kanë munguar edhe batutat e kryeministrit gjatë fjalës së tij.
Duke parë se ankesat e studentëve ishin ulur krahasuar me periudhën para vitit të ri kur studentët ishin shumë të revoltuar, Rama i tha se janë bërë shumë të urtë dhe ka frikë se do bien në gjumë.
‘E dija që do kalonte viti i ri e do bëheshit të urtë. Kam frikë se mbas kësaj urtësie do iu vijë gjumi. Pastaj duhet pritur një dekadë të zgjoheni prap. Po unë s’ iu le unë t’iu zerë gjumi’, tha Rama duke qeshur.