Atletico Madrid ka treguar dhëmbët në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League.
Të besuarit e Diego Simeone kanë mposhtur pastër një rival të rrezikshëm si Juventus, 2-0, duke qënë me një këmbë në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Heronjtë e Los Colcheoneros ishin dy mbrojtësit uruguajan të qendrës, Jose Gimenez dhe Diego Godin. Gimenez përfitoi nga një rremujë në zonën e bardhezinjve dhe me të djathtën tundi rrjetën e Szczesny.
Pak minuta më parë kishte realizuar Alvaro Morata, por sistemi VAR anuloi festën e bardhekuqve. Për të siguruar fitoren e Atleticos mendoi Godin, i cili në një pozicion të vështirë tundi rrjetën e Szczesny për të dytën herë. Një fitore që i jep shpresa Atleticos për të kaluar në fazën tjetër të Championsit.
E.Xh./