Analisti, Preç Zogaj i cili ka qenë pjesë e listës së kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e 2017 për qarkun e Lezhës u shpreh se nuk do ta pranojë mandatin e deputetit.
Zogaj u shpreh se nuk ia ka sugjeruar Lulzim Bashës një gjë të tillë.
“Ende nuk e kam firmosur dokumentin, ia kam komunikuar edhe Bashës që do ta firmos, nuk do ta pranoj mandatin, megjithëse nuk ia kam sugjeruar Bashës këtë”, tha Zogaj nga studio e emisionit “Opinion”.
E.Xh./