Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e kushëririt në vitin 2015 është arrestuar në Londër.
Skudra e ekstradimeve arrestoi të shumëkërkuarin Granit Shehu që fshihej në zonën Pickwick Terrace, Slough në Londër.
Policia e Londrës njoftoi arrestimin e Shehut, i cili doli përpara gjykatës së ekstradimeve “Westminster Magistrates’ Court”.
Granit Shehu goditi 12 herë me thikë kushëririn Milazim Shehu më 17 Shtator 2015, në Kamëz.
/a.rada