Pas njoftimit të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për anulimin e seancës plenare të parashikuar për nesër, ka ardhur një reagim nga radhët e LSI-së.
Mes tjerash Ruçi pohoi se pushteti nuk mund të merret në tavolinë, duke i çuar kështu një mesash të qartë opozitës së bashkuar, e cila ka thirrur sërish nesër qytetarët në protestë.
Deputeti i kësaj force politike, Agron Çela u shpreh se kryeparlamentari e di shumë mirë se pushtetit merret edhe në tavolinë, duke shtuar se kjo ndodhi në vitin 1991 dhe shkodranët e kanë të qartë këtë pjesë.
“Po kush po thote se pushteti nuk merret ne tavoline, shoku Gramoz Ruci te cilit ne ja kemi marre ne tavoline ne vitin 1991. Duhet ti kujtohet edhe tja perserisim edhe nje here.Ne shkodranet e dijme mire!” – shkruan Çela.
/a.rada