Roland Milo, autori i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Sokol Rama është vënë në pranga këtë të mërkurë nga policia e Tepelenës.
Roland Milo është bashkëpunëtor dhe i dyshuar për përfshirjen e 32-vjecarit në trafikun e lëndëve narkotike.
Sokol Rama u gjet një ditë më parë i ekzekutuar me armë zjarri në makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”.
Trupi i 32-vjeçarit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Ndërkohë Rama dhe Milo janë në listën e personave me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, punonte aktualisht si shofer i administratorit të Njësisë Pista kryesore për të cilën po heton policia është prishja e pazareve të drogë.
/a.rada