Mauro Icardi i është nënshtruar testeve mjekësore ditën e sotme për të parë gjendjen e tij fizike.
Këto teste e kanë nxjerrë blof argjentinasin, i cili nuk vuan nga asnjë shqetësim dhe ka gënjyer duke pretenduar se mungesa e tij ishte për shkak të gjurit.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi zikaltër, ku shkruan: “Këtë mëngjes, Mauro Icardi i është nënshtruar një skaneri në klinikën Humanitas në Rozano për dhimbjet në këmbën e djathtë. Nga skanimi është vënë re se nuk ka pasur asnjë ndryshim në krahasim me gjendjen e tij para se të niste sezoni aktual”.
Në kushte të tilla drejtuesit e Interit do të gjejnë një zgjidhje dhe me shumë mundësi do të pezullojnë ose do të gjobisin sulmuesin zikaltër.
Një tjetër zgjidhje mund të jetë shitja e ish-kapitenit (iu hoq shiriti në ndeshjet e fundit), ku një prej klubeve që e kërkon është Reali i Madridit.