Presidenti i SHBA-së Donald Trump, po shqyrton heqjen e Drejtorit të Shërbimit Sekret Kombëtar, Daniel Coats, pasi mendon se po rrezikon objektivat e shefit të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi gazeta amerikane ”Washington Post”.
”Trump është i bindur se Coats po rrezikon objektivat e tij, veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me Korenë e Veriut”, theksoi gazeta.
Një shkarkim i Coats nuk do të ishte i menjëhershëm, pavarësisht vlerësimit të Trump për heqjen e tij.
Pak ditë në parë, Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se Coats “nuk është i drejtë” dhe se ”ai nuk i përket skuadrës sonë”.