Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë, por ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në ndërtim, por ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Dyshohet se kanë shpërthyer një sasi municionesh, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë.
E.Xh./