Jo vetëm artistët dhe njerëzit e njohur të ekranit kane përqafuar nismën e kryebashkiakut Veliaj për mbjelljen e pemëve në kryeqytet, por edhe mjaft politikanë. Deputeti socialist Ervin Bushati zgjodhi që ta festojë ndryshe 7- vjetorin e lindjes së djalit të tij Fredit. Ai iu bashkua thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe në këtë përvjetor mbollën së bashku 3 pemë në kodrat e Parkut të Liqenit Artificial. “Je njish o Fred Bushati. Gëzuar ditëlindjen e 7-të dhe faleminderit për pemët e bukura që na dhurove për vete dhe dy vëllezërit e vegjël buzë liqenit të Farkës. Edhe 100 lali vogël’’, shkruan Veliaj./a.meta