Karl Lagerfeld, ikona legjendare e Chanel është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 85-vjeçare. Stilisti me famë botërore, në një intervistë të mëparshme në emisionin ‘Le Divan’ ka deklaruar se macja e tij e që quajtur Choupette, do të trashëgojë të gjithë pasurinë e tij prej 200 milionë dollarësh. Ai u shpreh pak kohë më parë: Ajo ka fatin e saj, ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të marr me vete, i takojnë asaj…Choupette është një vajzë e pasur.”
Lagerfeld e ka njohur macen si trashëgimtaren e vetme të legjitimuar. Marrëdhënia e tyre ishte e veçantë. Ajo ishte shumë xheloze për pronarin e saj dhe nuk lejonte askënd t’i afrohej.
/a.meta