Prodhuesi japonez i automjeteve, “Honda” njoftoi të martën mbylljen në vitin 2021 të uzinës së saj në Suindon në Britani të Madhe, duke vendosur në pozitë të vështirë qeverinë britanike në mes të Brexit.
Kjo uzinë është e vetmja në Europë e gjigantit japonez dhe është punëdhënësi kryesor në qytetin që ndodhet në jugperëndim të Anglisë.
“Ky është një vendim i tmerrshëm për Suidon dhe Britaninë e Madhe”, reagoi ministri britanik i Sipërmarrjeve, Greg Clark, duke pohuar se kërkon të luftojë bashkë me të zgjedhurit lokalë dhe sindikatat për të limituar dëmet në aspektin e punësimit.
Ky lajm vjen në një çast delikat për qeverinë konservatore të Theresa May që lufton për të ruajtur tërheqjen ekonomike të vendit pavarësisht Brexit dhe e ka shndërruar sektorin automobilistik në një prej shtyllave të strategjisë industriale.
/a.rada