Opozita ka vendosur përmes grupeve të saj parlamentare djegien e mandateve. Ndërkaq, lideri i opozitës, Lulzim Basha do të mbledhë sot pasdite kryesinë e nesër Këshillin Kombëtar nga ku do të merret vendimi final për mandatet.
Të enjten, opozita do të zhvillojë protestën e paralajmëruar që do të nisë në orën 10:00, pra në orarin zyrtar të nisjes së seancës plenare.Newsbomb.al mëson se PD e LSI po organizohen që të sjellin sa më shumë protestues në Tiranë me qëllim realizimin e planit të tyre.
Dhe plani është ky:
Deputetët e opozitës, të enjten parlamentare, do rrethojnë Parlamentin ku do jenë të pranishëm deputetët e mazhorancës.Ata do vazhdojnë t’i mbajnë ‘peng’ aty brenda, derisa mazhoranca të tërhiqet dhe të pranojë kërkesat e tyre për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të përgjithshme përnjëherë me zgjedhjet lokale.