Në kuadër të turit të takimeve për “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Pukës.
Rama ka komentur dhe lëvizjet e fundit të opozitës, duke u shprehur se është pa vizion dhe pa ide duke penguar kështu dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
“Opozita është pa ide, pa lidership dhe pa vizion. Edhe pse në opozitë ata janë pengesë për Integrimin e Shqipërisë. Ne kemi një qeveri që merret me hallet e popullit, nuk jemi si ata që premtonin dhe nuk bënin asgjë.”
Gjatë fjalës së tij Rama bëri krahasime me qeverisjen e PS dhe atë të PD.
Duke bërë krahasime me ndryshimet që janë bërë në Pukë gjatë qeverisë socialiste Rama se ajo gropa me plehra, mbetjeve spitalore dhe gjarpërinjve që ishte në qendër të qytetit është pasqyra e qeverisjes së PD.