Pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve, Arlind Qori i ka ftuar publikisht depuetetë e opozitës që t’i bashkohen “Organizatës Politike”, të cilën ai drejton.
Qori shkruan se para se të futen në“Organizatës Politike”,at duhet të shkrijnë pasurinë dhe më të “pistët” duhet të futen në burg.
“Vëllezër parlamentarë!
Tani, shkrini edhe pasurinë, dorëzoni në burg më të pistët prej jush dhe bujrum në Organizatën Politike!
E nisim me shpërndarje fletushkash, organizim punëtorësh, mobilizim të papunësh dhe shitësish ambulantë!
Studentët s’na e kanë nevojën se dinë të vetorganizohen.”- shkruan Qori në facebook.
E.Xh./