Sot, njerëzit në mbarë botën do të kenë mundësinë të shijojnë një shfaqje mahnitëse astronomike të Hënës së plotë.
Ajo quhet ndryshe Hëna e dëborës. Kjo pasi çdo muaj, hëna e plotë mbart një emër që lidhet me një ngjarje të rëndësishme atë kohë.
Amerikanët dhe evropianët e quajtën hëna e dëborës, për shkak se në këtë periudhë të vitit ra dëbora më e madhe gjatë gjithë kohës.
Hëna e shkurtit është quajtur ndryshe edhe kocka ose hëna e urisë për shkak të mungesës së ushqimit në stinën e dimrit.
Kjo është hëna e dytë nga tre hënat e plota në tremujorin e parë të vitit. Një kalendar hënor i mbushur për 2019-ën që përkon edhe me 50 vjetorin e Apollo 11, kur njerëzit shkuan për herë të parë në hënë.
Teknikisht, superhëna do të arrijë kulmin e saj të martën në orën 10:54 të mëngjesit, por nuk do jetë e dukshme.
Ndërsa në mbrëmje vonë ajo do të shfaqet dhe më e shndritshme, pasi fizikisht do të jetë më afër Tokës.
Padyshim një fenomen i tillë do të tërheq shumë kureshtarë si edhe fotografë, teksa hëna do të jetë më afër me horizontin.