Sot është një ditë e veçantë për vajzën e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda. Bukuroshja Ada mbush sot 20 vjeç dhe ka pritur që akrepat e orës të shkojnë 00:00 për t’i uruar vetes ditëlindjen. Me një foto tepër provokuese dhe joshëse, ku shfaqet me një body ngjyrë bojëqielli me shkëlqim, Ada Deda, të cilën së fundmi ka ndryshuar look shkruan: “Happy birthday to me! Në këtë ditë të shënuar, urimet kanë qenë të shumta në adresë të saj.
Dhe nuk kish se si të mungonte dhe ajo e mamasë së saj, ish-deputetes së PD-së. Përmes një postimi në rrjetin social, pak pas mesnate, Albina Deda shkruan: “Edhe 100 Princesha ime! Zoti e bekoftë jeten tende. Per mua ngelesh e vogla ime, edhe pse sot mbushe 20! Te dua pafundesisht! Gezuar ❤️!”.
E bukur dhe plot sharm, vajza e ish-deputetes pas eksperiencës si prezantuese në “Miss Universe Albania” dhe si modele tashmë, ka provuar një tjetër zhanër dhe ia doli me sukses.
Për të gjithë ju që nuk e keni parë, ajo ka qenë pjesë e klipit “Prej se jena nda” të Ylli Limanit që u publikua në verën e 2018-s.
E.Xh./